Vuçiq për Rabit Konjufcën: Ky njeri humbi para në bastore - NACIONALE

Vuçiq për Rabit Konjufcën: Ky njeri humbi para në bastore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka bërë pretendime në lidhje me Faton Hajrizin, duke thënë se “gjithçka është shumë e çuditshme”.

Vuçia ka pretenduar se qëllimi i Hajrizit nuk ishte të shkonte në Gjermani, siç citohet të ketë thënë nga “Kosovo-Online”.

“Çdo gjë është e çuditshme. Edhe leja e qëndrimit nga Gjermania, që ishte falso, që do të duhej të na çonte të besonim se po shkonte në Gjermani, por ky nuk ishte qëllimi i tij”.

Njëjtë si kolegë të tij, edhe Vuçiq ka përmendur terrorizmin:

“Shefi i BIA-s njoftoi shefin e policisë për lëvizje të një personi të dyshuar për terrorizëm dhe vrasjen e një polici”.

Sipas mediumit serb, ai ka folur edhe për deklaratën e Rabit Konjufcës, këshilltarit në Ministrinë e Mbrojtjes, i cili kërkoi ekstradimin e Faton Hajrizit, para se ai të vritej.

Vuçiq ka pretenduar se “ai humbi para në bast”.

“Nuk mund të flas shumë. Personi që u vra ka qenë subjekt i ndikimit nga disa agjenci. E kishte vrarë një ushtar rus në vitin 2000. Historia rreth arratisjes dhe publikimit të postimeve kritikuese ndaj autoriteteve në Prishtinë…Është shumë e çuditshme” – ka pretenduar tutje ai.

Lajme të ngjashme