Vuçiq me pretendime: Kurti gjithnjë ka dashur të veshë uniformë e ta luajë “Zelenskyn e vogël”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një deklaratë për media, të transmetuar nga Kosova Online, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili shkroi një opinion në “New York Times”, duke theksuar se rreziku për luftë mes Kosovës dhe Serbisë vetëm po rritet.
Sipas Vuçiqit, Kurti është i vetmi që pëlqen luftë.
“Albin Kurti është i vetmi që e pëlqen luftën, gjithë jetën e tij ka dashur të veshë një uniformë dhe të luaj “Zelenskin e vogël” në Ballkan, ëndrrat e Kurtit janë luftërat, ndërsa ëndrrat e mija janë suksesi, rritja ekonomike dhe industriale e Serbisë”, tha Vuçiq.
Vuçiq tha se Serbia do të vazhdojë të investojë në industri dhe ushtri.
“Ne do të vazhdojmë kështu, dhe jemi duke bërë mirë. Ne po bëjmë më të mirën. Askush nuk do të mund të më ndalojë për të zhvilluar industrinë dhe ushtrinë. Ne po bëjmë më të mirën për të penguar njerëz si Kurti dhe të tjerë”, theksoi Vuçiq.