AGK dhe IHS përmbyllin nismën për raportimin mbi sëmundjet kronike
25 minuta më parë
15:59
NACIONALE
25 minuta më parë
15:59
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim me Shërbimet Shëndetësore të Integruara, përmbylli sot në Prishtinë nismën për avancimin e raportimit mbi sëmundjet kronike jongjitëse dhe temat e shëndetit publik.
Në tryezën përmbyllëse “Përtej kryetitujve” u diskutua për bashkëpunimin mes gazetarëve dhe profesionistëve shëndetësorë, si dhe për rëndësinë e raportimit të saktë dhe të kuptueshëm për publikun.
Drejtoresha Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, theksoi nevojën për forcimin e lidhjeve mes medias dhe profesionistëve të shëndetësisë.
“Është e rëndësishme të krijojmë ura të qëndrueshme komunikimi”, tha Mulliqi.
Ndërkaq, Linda Baleta, Eksperte e Lartë për Avokim në IHS, foli për rëndësinë e bashkëpunimit në trajtimin mediatik të temave shëndetësore.
“Publikut duhet t’i ofrohen informacione të sakta dhe të bazuara në ekspertizë”, u shpreh Baleta.
Në diskutime morën pjesë Arbreshë Uka, Dr. Faik Hoti, Qëndresë Uka-Matoshi, Fekrije Hasani, Bubulina Peni, Dr. Ardita Baraku, si dhe Jehona Hulaj.
“Bashkëbisedimet u fokusuan në mënyrën se si ekspertiza profesionale mund të përkthehet në përmbajtje të qasshme për qytetarët, në rëndësinë e zërit të pacientit dhe të tregimeve njerëzore në raportimin shëndetësor, si dhe në rolin e gazetarisë në informimin, ndërgjegjësimin dhe nxitjen e debatit publik për parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike jongjitëse.” – thuhet në njoftim.