Vuçiq me një paralajmërim të dëshpëruar: Ukraina do të humbasë gjithçka nëse e njeh shtetin e Kosovës - NACIONALE

Vuçiq me një paralajmërim të dëshpëruar: Ukraina do të humbasë gjithçka nëse e njeh shtetin e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka drejtuar një paralajmërim të dëshpëruar ndaj Ukrainës në lidhje me çështjen e pavarësisë së Kosovës. Ai ka thënë se nëse Ukraina e njeh pavarësinë e Kosovës, ajo do të ballafaqohej me pasojat e humbjes së besueshmërisë ndërkombëtare.

Siç transmeton REL, Vuçiq ka deklaruar se Ukraina "do të humbë brenda ditës gjithçka që ka në dorë", nëse e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Pas kësaj, si mund të thotë Ukraina se i përmbahet ligjit ndërkombëtar? Jam i bindur se [presidenti i Ukrainës Volodymyr] Zelensky nuk do ta hedhë këtë atu”, tha Vuçiq më 8 gusht.

Vuçiq më tej ka thënë se shteti ukrainas është "mik i Serbisë".

Lajme të ngjashme