Vuçiq, Kurtit: Ti nuk na i cakton kufijtë, thuaj çfarë të duash - NACIONALE

Vuçiq, Kurtit: Ti nuk na i cakton kufijtë, thuaj çfarë të duash

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për deklaratën e tij se “kufiri i Serbisë dhe Kosovës është bërë kufi i NATO-s dhe Rusisë”.

Vuçiqi ka thënë se kjo është një tjetër deklaratë politike dëshpëruese dhe se me të Kurti po tenton të paraqitet si viktimë.

Vuçiq duke ironizuar ka thënë se nuk e dinte që Kosova është pranuar në NATO dhe se kufijtë e Serbisë jaën të përcaktuar me të drejtën ndërkombëtare.

Serbia ka kufijtë e saj, as të Rusisë as të NATO-s, por të saj, që janë vendosur nga Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Kështu që thuaj çfarë të duash dhe si të duash, provo të na vendosësh neve diku ku s’jemi dhe vetën tënd diku ku s’je. Ne kemi vendin tonë, për të cilin jemi krenar, Serbinë. Ti s’na i cakton kufijtë, por ligji ndërkombëtar," - ka thënë Vuçiq, shkruanKosovo Online.

Nuk jam merak, kam gati një vit që dëgjoj budallallëqe, sa të duash, është e imja të udhëheq Serbinë, si vend i pavarur, sovran, i lirë dhe liridashës dhe jam krenar që po bëjmë atë." - ka thënë Vuçiq tutje.

Ai ka komentuar edhe bisedën që ka pasur me këshilltarin e lartë të DASH-it, Derek Chollet duke thënë se nuk është as optimist as pesimist por një realist.

Lajme të ngjashme