Vuçiq: Kurti është “Zelensky i ri” - NACIONALE

Vuçiq: Kurti është “Zelensky i ri”

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë në një paraqitje të cilën e pati sot para popullit serb ku foli për masat e reciprocitetit me Kosovën dhe vendimin i cili hyn në fuqi nga nesër, ka folur edhe për kryeministrin Kurti.

Sipas gazetës serbe Tanjug, Vuçiq e ka quajtur kryeministrin Kurti “Zelensky i ri”, i cili sipas Vuçiqit po e luan viktimën.

Regjimi i Prishtinës po përpiqet që, duke e bërë veten gjithmonë viktimë, të përfitojë nga disponimi në botë ku mendojnë se mund të luajnë letra ”Putin i madh e urdhëroi Putinin e vogël, kështu që Zelenski i ri në formën e Albin Kurtit do ta shpëtojë dikë dhe luftojnë kundër Serbisë së madhe dhe hegjemonisë”, ka thënë Vuçiq.

Lajme të ngjashme