Vuçiq: I kemi treguar Cholletit për vijat e kuqe të Serbisë për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur pas takimit që pati me këshilltarin e lartë të DASH-it, Derek Chollet.
Vuçiqi ka thënë se Cholletit ia kanë treguar vijat e kuqe të Serbisë, e të cilat janë njohja e Kosoës dhe paranimi për anëtarësimin e saj në OKB.
"Ne kemi treguar se cilat janë ‘vijat tona të kuqe’. Çdo formë e njohjes formale ose joformale e pavarësisë apo lejimi i anëtarësimit në OKB, ne nuk duam dhe nuk mund ta diskutojmë dhe kjo është pjesë integrale e atij plani”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka thënë se me diplomatin amerikan ka diskutuar dje në Beograd për plani franko-gjerman.
Ai ka thënë se është mirënjohës që administrata amerikane tani insiston në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit, por gjithashtu vlerësoi se “është e pamundur të arrihet progres nëse dikush vazhdimisht i referohet tyre akteve të veta juridike”.
“Kur ju insistoni që diçka duhet të jetë në përputhje me, siç thonë, Kushtetutën e Kosovës, atëherë pse kemi negociuar, për çfarë kemi negociuar?” – ka thënë ai.
Chollet ishte për vizitë edhe në Kosovë, ku kërkoi nga autoritetet kosovare që të themelojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
