Vuçiq e nderon me medalje ish-drejtorin serb të Policisë në veri
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka dekoruar me medalje Nenad Gjuriqin, ish-drejtor i Policisë në veri.
Me medalje u nderua edhe Aleksandar Filipoviq, ish-shef e operativës të Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut.
Sipas mediave serbe, presidenti Vuçiq i dhuroi Gjuriq “Urdhrin e Meritës së Klasit të Parë për Mbrojtje dhe Siguri”
Presidenti serb citohet t’i ketë lavdëruar dy ish-eprorët e Policisë për sjellje me nder dhe në mbrojtje të popullit të Serbisë.