Vuçiq: Do të dalë para Kuvendit Kombëtar, nga Kosova nuk heq dorë - NACIONALE

Vuçiq: Do të dalë para Kuvendit Kombëtar, nga Kosova nuk heq dorë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq në një reagim në rrjetet sociale ka folur sërish për Kosovën. Vuciq ka thënë se do të dalë para Kuvendit Kombëtar të Serbisë për t’iu përgjigjur pyetjeve. Sërish ka thënë se nuk do të heqë dorë nga Kosova.

“Thanë që nuk duan të flasin ose të paktën një pjesë e mirë e tyre, por duan një protestë publike, një shfaqje për veprimin e tyre politik, më vjen keq që nuk e kuptuan se vendi është më shumë i rëndësishëm se interesat politike të çdo partie dhe të cilitdo prej nesh, gjithsesi është obligim që ta respektoj parlamentin dhe t’i plotësoj të gjitha kërkesat, do të paraqitem në Kuvendin Kombëtar, do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve dhe do të luftoj për Kosovën dhe Serbinë tonë. Vetëm së bashku dhe të bashkuar mund të luftojmë për një të ardhme më të mirë të vendit tonë”, shkroi presidenti serb.

Vuciq popullit serb i ka thënë se është treguar i sinqertë në deklaratat e tija kur ka folur për Kosovën.

Të nderuar qytetarë të Serbisë, para dy ditësh thash të vërtetën për të gjitha problemet, me të cilat po ballafaqohemi në lidhje me Kosovën, nuk ju fsheha asgjë, po ashtu ju thash si dhe sa kemi luftuar dhe si kemi ndërmend të luftojmë në të ardhmen për vendin tonë”, tha Vuçiq.

“Shteti i Serbisë dhe interesat e saj gjithmonë duhet të jenë para atyre partiake dhe individuale. Vetëm të bashkuar mund të luftojmë për një të ardhme më të mirë të vendit tonë”, thotë përmes një video në Instagram, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Lajme të ngjashme