"Vrimë e zezë" e "ndërmarrje fantome" ishte NKEC dikur për VV-në, tash Kurti ndërroi brod të ri aty - NACIONALE

"Vrimë e zezë" e "ndërmarrje fantome" ishte NKEC dikur për VV-në, tash Kurti ndërroi brod të ri aty

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës “NKEC” po vazhdon të mos e bëjë asnjë punë, por për Qeverinë e Kosovës kjo gjë duket se nuk është shqetësuese. Ekzistimi i saj si ndërrmarrje është i kotë dhe nuk kryen asnjë funksion mbi bazën për të cilën ishte themeluar. E anëtarët e Bordit vazhdojnë të marrin paga. Çka dihet për këtë ndërrmarrje?

Qeveria e Kosovës kishte themeluar Ndërmarrjen e Re Energjetike të Kosovës [NKEC] në vitin 2018.

Ndërmarrja u themelua pasi Kosova kishte nënshkruar marrëveshje me Contour Global për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, e NKCE do të merrej me mbikëqyrjen e kësaj kompanie.

Tash Kosova nuk e ka Termocentralin “Kosova e Re” ashtu qysh edhe nuk ka marrëveshje me Contour Global për ndërtimin e termocentralit, pasi marrëveshja është shkëputur nga Qeveria Kurti.

Ndërkohë, jo që nuk shuhet kjo ndërrmarrje, por më 14 qershor, Qeveria Kurti në një mbledhje elektronike ka emruar Bordin e përkohëshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës “NKEC”.

Qeveria kryesues të këtij Bordi ka emëruar, Alban Krasniqin, ndërsa si anëtarë janë emëruar Elvisa Destanovic, Dhurata Gutaj dhe Ismet Vrapqani.

Por duket se këta janë përsona që nuk do të kenë fare punë, ndërsa pagat do të marrin.

Çfarë është NKEC?

Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës [NKEC] ishte themeluar në vitin 2018 si shoqëri aksionare si ndërmjetësuese për energjinë elektrike mes Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global që kishte për detyrë ndërtimin e Termocentralit Kosova e re.

NKEC ishte themeluar si ndërmarrje mbikëqyrëse për ndërtimin e TC Kosova e Re dhe misioni i saj ishte përmbushja e sigurisë së furnizimit me energji elektrike.

NKEC kishte për detyrë që të gjithë energjinë elektrike t’ua shet furnizuesve të tjerë brenda dhe jashtë Kosovës sipas kushteve të marrëveshjes për blerjen e energjisë.

Shpenzimet e NKEC?

Sipas Raportit të Auditimit nga ZKA për Ndërmarrjen e Re Energjetike [NKEC] për vitin 2020 vetëm për paga kishte shpenzuar 118 mijë euro. për Bordin, Kryeshefin ekzekutiv dhe dy të punësuar të tjerë.

Ndërkaq, në Raportin e Auditimit për vitin 2019, Auditori kishte rekomanduar që në rast se hiqet dorë nga ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re, Bordi i NKEC dhe Qeveria e Kosovës duhet të kishin vizion se si do të jetë e ardhmja e ndërmarrjes, mirëpo këtë rekomandime nuk janë marrë parasysh.

Sipas planit buxhetor për vitin 2021, NKEC kishte planifikuar shpenzime prej 702.954.00 euro, prej të cilave 452,970.00 euro për stafin që kishte planifikuar ta angazhojë edhe pse Contour Global ishte tërhequr nga projekti dhe ekzistenca e kësaj kompanie është bërë e panevojshme.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në fund të vitit 2017 pati arritur marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane “Contour Global”, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 500 megavat.

Në anën tjetër, duhet të theksojmë se kryeministri, Albin Kurti, si opozitar kishte premtuar që do të ndalin ‘gjakderdhjen financiare’ në ndërrmarrjet publike.

Gjithashtu, Vetëvendosje në vitin 2019 për NKEC thoshin se është ndërrmarrje fantome dhe “vrimë e zezë”.

Krijimi i ndërmarrjes fantome NKEC – Qeveria ka themeluar Ndërmarrjen e Re Kosovare të Energjisë “New Kosovo Energy Company [NKEC]” e cila do të blejë energjinë elektrike nga ContourGlobal me çmim prej 80€-96/MW e cila më pastaj do t’ja shes KESCO-s me çmim më të ultë se tregu. NKEC pra do të jetë “vrima e zezë” e buxhetit të Kosovës në dekadat e ardhshme.” – thuhet në shkrimin e VV-së të publikuar në Facebook.

Lajme të ngjashme