Vrau Ruzhdi Shaqirin, Gani Geci përcillet për në burg nga familja - NACIONALE

Vrau Ruzhdi Shaqirin, Gani Geci përcillet për në burg nga familja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, sot ka filluar vuajtën e dënimit për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Vëllai i Gani Gecit, Halili ka treguar se sot bashkë me disa familjarë e kanë përcjellur atë në vuajtjen e dënimit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka uruar që Ganiu të kthehet sa më shpejt në gjirin familjar.

Sot vëllau i jonë Ganiu po i përgjigjet vendimit të gjykates i dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj,neve si vëllezër me djemet tonë dhe miqë e shokë po e përcjellim që vëllau i jonë me përkushtim i nënshtrohet denimit. Urojm të këthehet sa ma shpejt dhe më nderë si gjithmonë. Gjithmonë se bashku do ja dalim”, ka shkruar Geci.

Para se te futej në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, Gani Geci ka shkruar edhe një status në profilin e tij në “Facebok”.

Ai ka treguar se për të vuajtur dënimin i kanë mbetur edhe 1 vit e 8 muaj.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, më 4 qershor të vitit 2021, kishte dënuar Gani Gecin me 3 vite burgim për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore, kurse me 10 muaj burgim për armëmbajtje pa leje. Gjykata ndaj tij, kishte shqiptuar dënimi unik prej 3 vite e 6 muaj burgim efektiv

Geci kishte vrarë Ruzhdi Shaqirit në gusht të vitit 2014.

Lajme të ngjashme