Vrasje në tentativë në Prishtinë, policia jep detaje
Policia e Kosovë ka njoftuar për një tentim vrasje në rrugën Hilmi Rakovica në Prishtinë, të dielën mbrëma.
Sipas raportit 24 orësh, një burrë ka “raportuar se një i dyshuar, deri më tani i panjohur, ka shtënë 3 (tre) herë me armë zjarri në drejtim të viktimës por i njëjti nuk ka pësuar lëndime”.
Deri më tani nuk raportohet se është arrestuar ndonjë person dhe rasti po vazhdon të hetohet.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Hilmi Rakovica, Prishtinë, 24.02.2023 – 22:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar, deri më tani i panjohur, ka shtënë 3 (tre) herë me armë zjarri në drejtim të viktimës por i njëjti nuk ka pësuar lëndime. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 (tre) gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
