Në ditën e takimit Kurti-Vuçiq, PSD do të mbajë aksion te Qeveria
Partia Socialdemokrate (PSD) do të mbajë aksion simbolik me rastin e takimit të kryeministrit, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq sot në Bruksel.
Aksioni i PSD-së pritet të mbahet pranë ndërtesës së qeverisë, në sheshin “Skënderbeu” në orën 13:00.
Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot (e hënë 17 shkurt) më fillim nga ora 15:00 do të takohen në Bruksel nën ndërmjetësimin e kryediplomatit, Josep Borell dhe të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në qendër të diskutimeve pritet të jetë plani franko-gjerman apo propozimi i BE-së.
