“Vrasje në tentativë në Gjilan” viktima në QKUK, i dyshuari në arrati
Mbrëmë në rrugën “Abdulla Presheva” në qytetin e Gjilanit një burrë është therrur me thikë. I dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur dhe ende nuk ka rënë në duar e Policisë. Ai gjindet në arrati, ndërsa viktima pas sulmit, trajtimin e mori në Spitalin e Gjilanit.
Pas ndihmës së parë në Gjilan, viktima e këtij rasti tashmë gjendet në QKUK për trajtim të mëtejshëm.
“Rruga “Abdulla Presheva”, Gjilan 21.02.2023-22:38. Viktima mashkull kosovar pas pranimit të ndihmës së parë në spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Rasti në procedurë hetimore” thuhet në raportin e Policisë.