Vrasja për prona në Viti: Familjarët e të dënuarve publikojnë videon në rrjetet sociale, ankohen në gjykata - NACIONALE

Vrasja për prona në Viti: Familjarët e të dënuarve publikojnë videon në rrjetet sociale, ankohen në gjykata

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Samet e Fisnik Ismajli ishin dënuar për vrasjen e kushëririt të tyre në vitin 2019 për probleme pronësore në Viti.

Gjykata e Apelit javë më parë vendosi që ky dënim të ulet në 18 vjet.

Megjithatë, familjarët e të dënuarve kanë shprehur pakënaqësi të thella lidhur me këtë vendim. Ata kanë publikuar disa pamje nga momenti i ngjarjes, duke pretenduar se dy të dënuarit nuk kanë pasur gisht në këtë vrasje, raporton Nacionale.

“Në këtë reagim publik, i cili shpërfaq një fytyrë të drejtësisë së dyshimtë, do të shpalosen provat dhe dëshmitë, përmes të cilave publiku do të kuptojë se si dëshmitarët që kanë interes në këtë çështje, kanë përshtatur deklaratat dhe kanë shtuar faktet pas deklarimit fillestar në polici. Të gjitha deklarimet e plotësuara kanë pasur për qëllim që këta të dy, Samet dhe Fisnik Ismajli të dënohen me dënime sa më të larta anipse nuk e kanë prekur fare viktimën”, thuhet në këtë reagim.

“Siç shihet në video, por që gjykatat tona nuk kanë qenë të interesuara të ekzaminojnë me kujdes provën në fjalë, video incizimin, asnjëri, as Sameti e as Fisniku nuk e kanë prekur me dorë viktimën e lëre më t’i shkaktojnë plagë vdekjeprurëse me mjet të fortë. Sipas videos që është provë në gjykim, shihet se Sameti gjatë përleshjes e kap një anëtar të familjes së viktimës dhe tenton ta largoj dhe ta neutralizoj, duke e kapur të njëjtin për të mos u rrahur. Njëjtë kështu edhe Fisniku. Këto veprime qartazi shihen në video incizim”, thuhet më tutje aty.

“Qartazi shihet se viktima nga goditja e tjetërkujt, fatkeqësisht bjen pa vetëdije në tokë dhe se siç shihet para dhe pas këtij momenti – asnjëri – as Sameti as Fisniku as që i janë afruar viktimës e lëre më ta kenë goditur. Samedi dhe Fisniku as që kanë mjete të forta në dorë. Ndërsa gjykatat tona i kanë shpallur fajtor të dytë, gjoja se ata me mjete të forta e kanë goditur viktimën”, theksohet në reagim.

MOMENTI:

Lajme të ngjashme