Vrasja në Prishtinë: Digjet një veturë, dyshohet se është përdorur nga dorasi - NACIONALE

Vrasja në Prishtinë: Digjet një veturë, dyshohet se është përdorur nga dorasi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale ka raportuar pak më herët për një vrasje tek rruga C në Prishtinë si edhe për një veturë që është përfshirë nga zjarri.

Sipas informacioneve shtesë nga Policia e Kosovës, del se vetura e djegur dyshohet se është vetura e shfrytëzuar gjatë gjuajtjes me armë.

Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën "C" në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete. Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast.” – ka bërë të ditur ajo.

Informacion shtesë: Veprimet operativo - gjurmuese të ndërmarra nga ana e policisë, më larg vendit të ngjarjes kanë rezultuar me gjetjen e një veture të përfshirë nga flaka që dyshohet të jetë vetura e shfrytëzuar nga të dyshuarit e implikuar në rast.” – ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lajme të ngjashme