Vrasja në Pejë, reagon komuna: Gjyljeta Ukella ka shërbyer në Poliklinikën Stomatologjike
Gruaja që u vra sot nga bashkëshorti i saj ka punuar si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ka treguar se e ndjera Gjyljeta Ukella për dy dekada ka shërbyer në këtë klinikë.
“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë, punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella. E ndjera Gjyljetë per dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe dhe urtësinë që e ka karakterizu përsonalitetin e Gjyljetes. U prehshë në parajsë!”, është thënë në njoftimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë.