Vrasja në Pejë, Nikçi: I dyshuari është dorëzuar në polici dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë - NACIONALE

Vrasja në Pejë, Nikçi: I dyshuari është dorëzuar në polici dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ka ndodhur sot në Pejë, ku burri dyshohet se e ka vrarë gruan e tij.

Nikçi për Gazetën Nacionale ka thënë se informacionin e kanë marrë në ora 08:20 dhe menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes.

Ai gjithashtu ka thënë se në vendin e ngjarjes është gjetur një grua e cila është privuar nga jeta nga bashkëshorti i saj me armë zjarri.

Ky është një rast që ka tronditur të gjithë opinionin shqiptar, jemi njoftuar rreth orës 08:20minuta. Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, si edhe prokurori i krimeve të rënda, dhe të gjitha njësit relevante policore. Në vendin e ngjarjes kemi hasur me një viktimë, kur për fat të keq është një grua, e privuar nga jeta nga bashkëshorti i saj me armë zjarri.” – ka thënë Nikçi.

Tutje Nikçi ka bërë të ditur se personi i dyshuar është dorëzuar në polici.

Personi i dyshuar është vetdorëzuar në Stacionin Policor dhe i është sekuestruar arma. Me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, brenda afatit ligjor, prokurori i rastit do të parashtroj kërkesë për paraburgim në Gjykatën Themelore të Pejës në Departamentin për Krime të Rënda.” – ka thënë Nikçi për Gazetën Nacionale.

Ai gjithashtu ka shtuar se Policia do të merr autorizim nga Prokuroria për të kryer veprime hetimore, që kjo cështje penale të ndriqohet në plotëni dhe të sqarohen rrethanat cili ka qenë motivi.

Lajme të ngjashme