Vrasja në Pejë, arrestohet i dyshuari - NACIONALE

Vrasja në Pejë, arrestohet i dyshuari

2 javë më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e stome në Pjesë.

Ai ka bërë me dije se dyshohet që bashkëshorti ka vrarë gruan e tij.

Nikçi nuk ka treguar më motivet e vrasjes.

“Kryeprokurorit dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka thënë Nikçi.

Lajme të ngjashme