Vrasja në Klinë, policia kërkon ndihmë për ta gjetur të dyshuarin në arrati - NACIONALE

Vrasja në Klinë, policia kërkon ndihmë për ta gjetur të dyshuarin në arrati

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, dega e rajonit të Pejës, ka treguar disa informacione të reja në lidhje me vrasjën në Klinë.

Sipas Policisë i dyshuari është arratisur në drejtim të panjohur, pasi ka grabitur një veturë nën kërcënimin e armës. Tutje, Policia e rajonit të Pejës tregon se vetura me të cilën është arratisur është gjetur, por personi i dyshuar ende gjendet në arrati.

Përveç kësaj, tashmë Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit, duke kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për të gjetur të dyshuarin për vrasjen në Klinë.

“Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

- TUSH (Nue) FRROKU i lindur me 25.06.1975 në fshati Kosh-Istog.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:

- “Vrasje”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

-192 dhe 080019999 (pa pagesë)

-039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

-E-mail adresa: info@kosovopolice.com” – shkruhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme