Vrasja e Nasrullahut: Kush është Hashem Safieddine, i dyti në komandë i Hezbollahut?
Hezbollahu e ka konfirmuar vdekjen e liderit të tij, Hasan Nasrallahut. Tashmë mediet botërore kanë filluar të raportojnë se kush mund të zëvendësojë Nasrallahun, i cili u vra nga një bombardim i ushtrisë së Izraelit.
Mediumi i njohur britanik “The Guardian”, ka shkruar se i dyti në komandë i Hezbollahut, Hashim Safieddine, mund të pasojë Hassan Nasrallah si udhëheqës të grupit militant libanez.
“Reuters”-it i është thënë nga një burim se Safieddine i mbijetoi sulmeve izraelite të së premtes në Bejrut që vranë Nasrallahun.
Në shkrimin e saj, “The Guardian” ka ofruar fakte rreth Safieddine:
Si kreu i këshillit ekzekutiv, Safieddine mbikëqyr çështjet politike të Hezbollahut.
Safieddine është pjesë e Këshillit të Xhihadit, i cili menaxhon operacionet ushtarake të grupit.
Safiedini është kushëri i Nasrallahut dhe është klerik, njëjtë si Nasrallahu.
Departamenti Amerikan i Shtetit e listoi Safieddinin si terrorist në vitin 2017 dhe në qershor Safieddini kërcënoi me një përshkallëzim të madh kundër Izraelit pas vrasjes së një komandanti tjetër të Hezbollahut.
Deklaratat publike të Safieddine shpesh pasqyrojnë përafrimin e Hezbollahut me kauzën palestineze.