Vrasja e gruas në Pejë, Hajdari del me disa kërkesa se çka duhet të bëjë sistemi i drejtësisë - NACIONALE

Vrasja e gruas në Pejë, Hajdari del me disa kërkesa se çka duhet të bëjë sistemi i drejtësisë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka kërkuar nga sistemi i drejtësisë që të veprojë në mbrojtjen e grave dhe kundër çdo akti të dhunës.

Si reagim ndaj vrasjes së një gruaje në Pejë, Hajdari ka thënë se nuk duhet të tolerohet që gratë të jenë të ekspozuara ndaj dhunës dhe rrezikut për humbje jete.

Sistemi i drejtësisë duhet të mos mbaj sytë mbyllur, por të sjellë ndryshime reale dhe të bëj të mundur që gratë të jetojnë pa frikë për jetën e tyre!” – ka shkruar ndër të tjera ajo.

Shkrimi i plotë:

Ditë trishtimi dhe dhimbjeje që prekin deri në palcë për vrasjen e një gruaje, një nëne e një bije.

Vrasja e ditës së sotme e zonjës Gjyljeta Ukella dhe ditë më parë vrasja e zonjës Erona Cokli, e çdo tjetër vrasje që na ka ndodhur, e që kohëve të fundit janë tepër shumë, nuk është më vetëm humbje për familjen dhe shoqërinë, por një sfidë për të gjithë ne, që kurrë më të mos humbim edhe një jetë.

Sot, ne nuk duhet dhe nuk mund të lejojmë që një tjetër jetë të humbas si pasojë dhunës. Nuk duhet dhe nuk mund të tolerojmë që gratë të jenë të ekspozuara ndaj dhunës dhe rrezikut për humbje jete.

Sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet dhe të veprojë me vendosmëri kundër çdo akti të dhunës, ku me veprimet dhe masat e tyre, dhuna dhe vrasja e grave të mos tolerohet më!

Sistemi i drejtësisë duhet të mos mbaj sytë mbyllur, por të sjellë ndryshime reale dhe të bëj të mundur që gratë të jetojnë pa frikë për jetën e tyre!

Sistemi i drejtësisë duhet të mbrojë fëmijët që mos të iu vriten nënat!

Sistemi i drejtësisë duhet t’a ruajë këtë shoqëri nga turpi i dështimit për mbrojtjen e jetës së grave!

Sistemi i drejtësisë duhet urgjentisht të veprojë!

në mënyrë që këto tragjedi mos të ndodhin më.

Ngushëllime të sinqerta për familjen Ukella, familjen Cokli dhe për gjithë shoqërinë tonë, me të cilat familje kemi dhimbje e trishtim deri në palcë, e shumë turp për këtë që po na ndodh!

Lajme të ngjashme