Vrasja e dy vëllezërve në Malishevë, i dyshuar ende në arrati: Çka dihet deri tash? - NACIONALE

Vrasja e dy vëllezërve në Malishevë, i dyshuar ende në arrati: Çka dihet deri tash?

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Një vrasje e dyfishtë sot në Malishevë e ka tronditur Kosovën.

Dy vëllezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri në fshatin Gullubovc të të Malishevës.

Ajo që dihet deri me tani është së i dyshuari kryesor është dhëndri i dy viktimave.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka bërë me dije se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë gjendet ende në arrati.

Sikurse jeni njoftuar deri më tani kemi të bëjmë me një vrasje të rënd, vrasje të dyfishtë ku kemi të bëjmë me dy viktima. Kryesi i kësaj vepre penale është ende në arrati dhe policia së bashku me prokurorinë është duke ndërmarrë të gjitha masat që sa më shpejt të identifikohet dhe të sigurohet prezenca e tij”, ka thënë Gashi.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje për lidhjet familjare.

Tani për tani nuk mund të japim këto informata, sepse duhet të bëhet verifikimi i këtyre informatave pastaj të dalim me një njoftim zyrtar, me qëllim që të jenë informatat më ta sakta.”, ka thënë ai, duke treguar se viktimat dhe i dyshuari kanë lidhje familjare.

Prokurori Gashi ka thënë se ende është herët të flitet për motivet e kësaj vrasje.

Në mes vete kanë raporte familjare, por motivi ende nuk e dimë saktësisht. Kështu që, pasi t`i marrin të dhënat tjera më të sakta, atëherë do të dalim me një komunat zyrtare”, ka thënë Gashi.

Kurse, pas ndodhjes së rastit, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, ka thënë për Nacionalen se motivi i kësaj vrasje të dyfishtë dyshohet të jetë një fjalosje paraprake.

Ai ka treguar se motivi i kësaj vrasje të dyfishtë dyshohet të jetë një fjalosje paraprake.

Është një vrasje e dyfishtë, viktimat janë dy vëllezër. I dyshuari është dhëndër i tyre. I njohur për Policinë, nga një fshat në Drenas, për momentin është në kërkim. Arma është gjetur në vendin e ngjarjes. Motivi dyshohet për një fjalosje mes tyre”, ka thënë Graishta.

Të afërmit e viktimave kanë treguar se të dy vëllezërit kishin ardhur nga mërgimi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tyre.

Sipas tij, vrasja ka ndodhur në hyrje të oborrit derisa vinin ende njerëz për ngushëllime.

E pamja ishte kryer para tre ditësh, por ende vinin njerëz për me ngushëllu. Ai erdhi për me e marrë gruan, u kthye dhe i vrau në prag të shtëpisë. Kjo ta këputë shpirt. Edhe babën para pak ditësh e kemi pas varrosë,” ka thënë një i afërm i familjes për portalin “Sinjalin”.

Lajme të ngjashme