Vrasja e 50-vjeçarit në Kijevë të Malishevës: Nga policia japin detajet e fundit - NACIONALE

Vrasja e 50-vjeçarit në Kijevë të Malishevës: Nga policia japin detajet e fundit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në mëngjesin e së enjtes së 28 prillit një vrasje ka tronditur fshatin Kijevë të komunës së Malishevës. Një konflikt brenda familjes, dyshohet të ketë çuar në vrasjen e 50-vjeçarit. I dyshuar për këtë rast besohet të jetë një 38-vjeçar që sipas mediave ka raporte familjare me viktimën.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 9:50.

“Malishevë 28.04.2023-09:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

E gjatë ditës së djeshme nga familja e viktimës kanë deklaruar për mediat se nuk dinë asgjë se si dhe për çfarë arsye mund të ketë ndodhur ky rast.

“Nuk po dime se cka ka ndodh, i kam 22 anëtare me infuzjon, nuk ka pas konflikt nuk e di a ka pas konflikt, me te dyte kam pas kontakte te mira, ky djali qe dy dite ka ardh prej anglie gurbetgji o i vrami, nuk di cka ka pas, une tu e punu token jom kane, e kom ni kur kane ardh policia jo kur ka ndodh vrasja”, deklaroi i afërmi i viktimës. Per te prona kur e kane nda jane te barabarte te tane”, tha kusheriri i viktimës.

E ndërkohë, për rastin detaje kanë dhënë nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë me dije se vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore”, ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme