Vranësia dhe me shi, IHK-ja e parashikon moti për sot në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e tij për motin për ditën e sotme. Sipas këtij institute, në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.
IHK-ja ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius. Ndërsa, gjithnjë sipas institute, temperaturat maksimale të ditës do të mund të arrijnë deri në 24-28 gradë celsius.