Voton Çeku: Cilido të jetë rezultati, uroj gjithçka të mirë për qytetarët
Ka votuar kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku.
Ai tha se shpreson të jetë ditë e mirë.
“Pas një procesi të gjatë po e përmbyllim këtë cikël të zgjedhjeve lokale, që është detyrim për të drejtën tonë për qytetin. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, të jetë ditë e mbarë për demokracinë. Nga nesër e tutje të jenë 4 vite të mira. Cilido të jetë rezultati, uroj që qytetarët t’i pres gjithçka e mirë”, tha Çeku.