Voton Albin Kurti: Ftoj qytetarët të bëhen hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë - NACIONALE

Voton Albin Kurti: Ftoj qytetarët të bëhen hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka votuar.

Ai ka bërë thirje që këtë të drejtë, ta shfrytëzojnë qytetarët.

“Sot është ditë shumë e rëndësishme. Votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme në komunat tona, për çerdhet, ujin, shërbimet e tjera. Përveç qytetarë të Kosovës, jemi banorë të komunës, andaj ftoj qytetarët pa dallim që ta përdorin mundësinë, ta shfrytëzojnë të drejtën, të bëhen hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë për t’i plotësuar nevojat e tyre”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme