Votimi i kryeparlamentarit, Haradinaj: Do të marrin qëndrim të përbashkët me opozitën
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se partia e tij do të marrë qëndrim të përbashkët me opozitën për çështjen e votimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Para seancës konstituive, ai ka thënë se AAK-ja nuk do të ndahet nga dy partitë tjera opozitare.
“Kemi deklaruar dje se ne në princip kemi qenë dhe mbesim që me u konstituimin e Kuvendit, mirëpo do të marrin qëndrim të përbashkët me opozitën. Pra, nuk do të ndahemi as për kryetarin e Kuvendit”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka bërë me dije se partia e tij nuk do të bëjë asnjë pengesë për çështjen e kryeparlamentarit.
“Sa na përket ne për kryetar të Kuvendit nuk bëjmë pengesa”, ka thënë Haradinaj.