Vota e zhveshur e GUXO-s pa VV-në zbardhet për herë të parë, në asamble të Prishtinës morën veç 2%
Partia GUXO e krijuar nga Vjosa Osmani tash e mbetur nën udhëheqje të Donika Gërvallës dhe Faton Pecit – për herë të parë pas pesë vitesh ka treguar numrat e saj ekskluzivisht të vetat, e pa shkrirë në lista zgjedhore me Vetëvendosjen.
Në Prishtinë Guxo kandidoi më vete me Jeta Statovcin për asamble komunale dhe mori 2.05%, përkatësisht 1 mijë e 913 vota – dhe, doli edhe më poshtë se PSD-ja e Besa Shahinit.
