Von der Leyen të hënën vjen në Kosovë, do të takojë Kurtin e Osmanin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë të dielën një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, të dielën do të nis një vizitë 4-ditore në Ballkanin Perëndimor, më saktë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Në Kosovë, siç njoftoi Zyra e BE-së, do të takojë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
“Ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Të hënën ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.” – thuhet në njoftim.