Von der Leyen flet për draft-statutin e Asociacionit: Hap i madh përpara - NACIONALE

Von der Leyen flet për draft-statutin e Asociacionit: Hap i madh përpara

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një konferencë të mbajtur për media, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka dhënë komentet e saj në lidhje me draftstatutin e Asociacionit të pranuar nga Kosova.

“Zbatimi i draftstatutit që Kosova e ka marrë për Asociacionin do të jetë një hap i madh përpara. Mendoj nëse e shikojmë Kosovën e Serbinë është më rëndësi për ne që secili është vend unik dhe të ec drejt BE-së dhe jo për tu lidhur me njëri tjetrin,”- ka thënë Von der Leyen.

Ndërkohë, komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhely, ka treguar se është gati që të japë mendimin e tij për aplikimin e Kosovës në BE.

Ai ka shtuar se, “për Kosovën rruga evropiane po vjen përmes dialogut të suksesshëm”.

Zyrtarët evropianë këto komente i dhanë në një konferencë shtypi nga Komisioni Evropian për Pakon e Zgjerimit 2023 dhe për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kujtojmë se në këtë takim janë miratuar për herë të parë,raportet e progresit për dhjetë shtete që janë në këtë proces.

Lajme të ngjashme