Von Cramon: I bëj thirrje Kurtit dhe Vuçiq që të kthehen në tryezën e negociatave - NACIONALE

Von Cramon: I bëj thirrje Kurtit dhe Vuçiq që të kthehen në tryezën e negociatave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka bërë thirrje, Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të kthehen në tryezën e negociatave.

Von Cramon përmes Twitter, ka shkruar se arritja e një kompromisi kërkon vullnet politik dhe udhëheqës të guximshëm.

“Arritja e një kompromisi kërkon vullnet politik dhe udhëheqësi të guximshme për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Prandaj i bëj thirrje të dyve Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit të kthehen në tryezën e negociatave, pasi nuk ka alternativë ndaj dialogut të udhëhequr nga BE-ja të ndihmuar nga Miroslav Lajçaku”- ka shkruar Von Cramon.

Tutje eurodeputetja ka thënë se sot gjatë dialogut në Bruksel nuk ka pasur interesim për të arritur një marrëveshje.

“Më vjen thellësisht keq që nuk kishte interesim të vërtetë për të arritur një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës nën ndërmjetësimin e BE-së. Shumë gjëra janë në rrezik, përfshirë edhe integrimi i arritur tashmë në veri të Kosovës. Në kohë të luftërave, gjëja e fundit që duhet është një përshkallëzim në oborrin tonë të brendshëm”, ka shkruar Von Cramon.

Lajme të ngjashme