Von Cramon: Duhet të dimë se me ndihmën e kujt është kryer sulmi terrorist në Banjskë - NACIONALE

Von Cramon: Duhet të dimë se me ndihmën e kujt është kryer sulmi terrorist në Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është shprehur e shqetësuar me sulmin e fundit që ka ndodhur në Banjskë.

Ajo ka thënë se duhet të dihet se me ndihem kujt grupi terrorist ka kryer sulmin më 14 shtator në veri të Kosovës.

Ne duhet të dimë në çfarë mase dhe me ndihmën e kujt e ka kryer sulmin, duke pasur parasysh sasinë e municioneve dhe automjeteve të blinduara”, ka thënë Von Cramon për gazetën “The Guardian”.

Ajo ka komentuar edhe qasjen e BE-së në dialogun Kosovë – Serbi.

Eurodeputetja ka thënë se BE-ja duhet ta rivlerësoj strategjinë e saj në këtë proces.

BE-ja tani duhet të rivlerësojë strategjinë e saj të përgjithshme ndaj bisedimeve Serbi-Kosovë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”, është shprehur ai.

Sipas saj, qasja aktuale nuk po tregohet e suksesshme.

Qasja aktuale, e cila fokusohet në stabilitetin ekonomik dhe politik çoi në sulmin në Banjska. Në vend të kësaj, ne duhet t’i japim përparësi bazave – sundimit të ligjit dhe demokracisë dhe të angazhohemi më shumë me zërat përparimtarë nga i gjithë rajoni”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme