Vlora Çitaku: Në Drenas janë arrestuar tre persona për fotografim të votës
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka treguar se në Drenas janë arrestuar tre persona për fotografim të votës.
“U njoftova nga dega jonë në Drenas pas intervenimit të vëzhguesve tanë në një qendër votimi janë arrestuar tre persona për fotografim të votës, kur të kemi detaje do t’iu njoftojmë”, tha ajo.