Vlora Çitaku: Kryeministri Kurti jeton në deluzion - NACIONALE

Vlora Çitaku: Kryeministri Kurti jeton në deluzion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar rreth deklaratave të kryeministrit Kurti në Kuvend, i cili i tha opozitëskundërshtimet për Asociacionet t’ia shprehin emisarëve Escobar e Lajçak.

Çitaku tha se kryeministri Kurti e përfaqëson Kosovën në dialogun me Serbinë, dhe jo opozita.

Kryeministri jeton në deluzion, Escobari e as Lajçaku nuk negociojnë me neve, as për marrëveshjen finale e as për Asociacionin. Kryeministri i Kosovës e përfaqëson Kosovën. Ne nuk negociojmë në emër të Kosovës. Kurti opozitën e trajton si palë negociuese. Ato kushte ai duhet t’ua thotë ndërmjetësve”, - tha ajo në T7.

Çitaku tha se PDK-ja e mbështet një marrëveshje gjithëprfshirëse me njohjen reciproke në qendër.

Ajo tha më tej se Kurti duhet të marrë përgjegjësi pasi ka marrë përkrahje të mëdha në zgjedhjet e fundit.

”Nëse Kurti pret që të suspendojmë raportet me aleatët gabohet, ne nuk jemi VV”, - tha Çitaku.

Lajme të ngjashme