Vlora Çitaku: Krejt kjo situatë sepse Kurti nuk dëshiron kompromis
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur para nisjes së seancës së Kuvendit.
Çitaku tha se Kurti duhet të reflektojë.
“Kosova është shumë më e madhe se secili emër, kemi dhënë zgjidhjet tona. Shpresoj që Kurti të reflektojë. Qytetarët na kanë votuar për të dhënë zgjidhje. Jemi dëshmitar të rritjes së çmimit të energjisë, kostos të jetesës, është bërë e papërballueshme për një pensionist të jetojë, e ne vimë këtu qe 22 herë sepse Kurti nuk dëshiron marrëveshje dhe kompromis”, tha ajo.