Vlora Çitaku: Fatkeqësisht, procesi i dialogut ka degraduar - NACIONALE

Vlora Çitaku: Fatkeqësisht, procesi i dialogut ka degraduar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, beson se ka degraduar procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për këtë proces dhe propozimin evropian, ish-ambasadorja tha se propozimi evropian nuk është një marrëveshje finale.

“Fatkeqësisht kemi të bëjmë me një degradim të procesit, dokumenti i tillë çfarë është nuk ka pikur nga qielli, ai është produkt i negocimit në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe fatkeqësisht i tillë çfarë është nuk është një marrëveshje finale, është një zotim, një deklaratë politike përmes së cilës të dyja palët sigurojnë ndërmjetësinë, në këtë rast z.Lajçak që do të vazhdojnë procesin e dialogut dhe do të implementojnë të gjitha të gjitha marrëveshjet e arrira, përfshirë edhe Asociacionin”, - tha ajo në Klan Kosova.

Ajo është shprehur se në vend të një marrëveshje finale, kemi ‘status-quo’.

“Pas agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, ka krijuar një situatë shumë më të favorshme për Kosovën në raport me Serbinë dehe kemi besuar që ky është momenti për t’u angazhuar sinqërisht dhe seriozisht për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me njohjen reciproke në qendër”, - tha ajo.

Lajme të ngjashme