Vllajiq komenton fjalët e Kurtit për Ivanoviqin: “S’është e ndaluar, as fyese”
Avokati Nebojsha Vllajiq ka sulmuar të gjithë ata që po e quajnë Oliver Ivanoviqin “kriminel lufte”.
Sipas tij, Ivanoviq nuk është dënuar asnjëherë në shkallë të parë.
Ai në fakt ishte dënuar më 21 janar 2016 me nëntë vjet burg, por lënda ishte kthyer në rigjykim në shkurtin e vitit 2017.
Sipas Vllajiqit, Ivanoviqit “i është hequr dënimi, dhe meqë nuk është dënuar fare në asnjë procedurë duhet të konsiderohet i pafajshëm”.
Vllajiq ka deklaruar se ajo që e ka thënë Kurti “nuk është as e ndaluar, as fyese por as e dënueshme,”
Kossevi i ka paraqitur edhe deklarimet e mëhershme të Kurtit në të cilat ai e quante kriminel lufte Oliver Ivanoviqin.
Por, në fjalimin e 16 janarit, Kurti i jepte Ivanoviqit plot shtatë epitete pozitive.