“Vlen sa 1 mijë ushtarë”, Krasniqi përkujton Bekim Berishën - NACIONALE

“Vlen sa 1 mijë ushtarë”, Krasniqi përkujton Bekim Berishën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin Bekim Berisha.

Ai ka cituar bashkëluftëtarët e Abesë, të cilët kanë thënë se ai vlente sa një mijë ushtarë.

“Ata që e kanë njohur dhe kanë luftuar krah tij - kanë thënë se vlen sa 1 mijë ushtarë. Ndërkaq, për armikun, ai ishte vetë makthi. Bekim Berisha - Abeja, është një nga shqiptarët e rrallë që nuk humbi asnjë mundësi për të luftuar kundër regjimit gjenocidal serb. Në Kroaci, Bosnje e Kosovë - ai ka vetëm një emër dhe një epitet: Hero! 25 vite më parë, në betejën e tij t’fundit, atë të Junikut, Abeja i dha Atdheut edhe të vetmen gjë që i kishte mbetur: Jetën e tij! Me bashkëluftëtarët Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula - ata u përjetësuan në altarin e shenjtë të lirisë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme