Vjosa Osmani për statutin e Asociacionit në Venecia: Duhet të prisni edhe pak ta diskutojmë formalisht
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Kurti që drafti i Asociacionit të dërgohet në Komisionin e Venecias nga Lajçak.
Ajo ka thënë se një ide e tillë nuk është prezantuar formalisht. Sipas saj, nëse e ndihmon Kosovën, nuk ka arsye të mos përkrahet.
“Nuk kam parë një ide të tillë të prezantuar formalisht, kurdo që prezantohet te institucioni i presidencës si kreu i shtetit dhe shefi i diplomacisë. Ide që prezantohen në media nuk i shoh formalisht të prezantuara. Përcaktimi i objektivave të politikës së jashtme bëhet nga kreu i shtetit, kurdo që prezantohet një ide e tillë do ta shqyrtojë, por mendoj që është me rëndësi që çdo propozim e ide të analizohet në kontekst të interesave të Kosovës e qytetarëve të saj. Nëse e vlerësojnë që kjo e ndihmon Kosovën, nuk ka arsye të mos përkrahet. Duhet të prisni edhe pak deri ta diskutojmë në mënyrë formale”, tha ajo.