Vjosa Osmani falenderon Amerikën për lirimin e tre policëve
Presientja e vendit, Vjosa Osmani, e ka falenderuar ShBA-në për lirimin e tre policëve kosovarë që ishin rrëmbyer nga Serbia.
Ajo falenderimin e bëri në konferencën për media me guvernatoren e Iowas, znj. Kim Reynolds.
“Më lejoni të shpreh falenderimet për gjithë punën që ka bërë ShBA-ja për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët po mbaheshin të kidnapuar. Uroj që policët të përballojnë këtë situatë të rëndë dhe të rikuperohen nga kjo ngjarje tragjike për të gjithë popullin e Kosovës,” – u shpreh znj. Osmani.
Sipas saj, marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe ShBA-ve ishin të rrënjësora në vlera të përbashkëta.
“Fuqizimin ndërkombëtar të Republikës e shohim vetëm me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” – u shpreh ajo.
Kujtojmë se Departamenti amerikan i Shtetit kishte kërkuar lirim të menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve. Sidoqoftë, mëngjesin e sotëm ishte Hungaria shteti që mori meritat për lirimin e policëve tanë.
