Vjosa Osmani e uroi, por cilat janë prioritetet e Suedisë si kryesuese e BE-së
Suedia nga 1 janari 2023 do të kryesojë Presidencën e Bashkimit Evropian për gjashtë muaj me radhë. Para Suedisë në krye të Presidencës së BE-së ishte Çekia që u angazhua mjaft shumë për Kosovën, por çfarë tema ka përcaktuar Suedia.
Pas Çekisë që ishte për gjashtë muaj në krye të BE-së, tashmë nga dje 1 janar 2023 në krye të saj do të jetë Suedia.
Prioritetet
Ky shetet ka përcaktuar edhe temat mbi të cilat do të fokusohet Presidenca e tyre gjashtë mujore.
Siguria, konkurrenca, transformimi mjedisor dhe energjisë, vlerat demokratike dhe sundimi i ligjit, janë temat me të cilat do të angazhohet Suedia.
Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se lufta në Ukrainë do të kishte efekte vendimtare në udhëheqjen e vendit të tij në Këshillin e Bashkimit Evropian.
"Në disa aspekte ne e dimë saktësisht se çfarë do të jenë këto: ruajtja e unitetit evropian në mbështetjen tonë për Ukrainën; zgjerimi i ndihmës ekonomike, humanitare dhe ushtarake për Ukrainën; vazhdimi i mbledhjes së vendeve dhe burimeve për rindërtimin e Ukrainës; ruajtja e ligjit ndërkombëtar; kërkesa e llogarisë; dhe duke monitoruar me kujdes përparimin e Ukrainës si vend kandidat”, ka thënë ai në dhjetor.
Gjithashtu përveç këtyre pikave, Presidenca suedeze në BE do të angazhohet edhe për Ballkanin Perëndimor.
“Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, në aspektin e sigurisë, janë të rëndësishme si për këtë rajon, ashtu edhe për Bashkimin Evropian“, thuhet në dokumentet e Presidencës suedeze të BE-së.
“Presidenca do të vazhdojë punën pas vendimeve të Këshillit Evropian për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë dhe ofertën për perspektivë evropiane Gjeorgjisë. Po ashtu do të vazhdojë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor“, thuhet në prioritetet e Presidencës suedeze.
“E ardhmja e këtyre vendeve dhe qytetarëve të tyre është në Bashkimin Evropian. BE-ja duhet të vazhdojë t’i mbështesë këto vende në përpjekjet e tyre për zbatimin e reformave, që janë pjesë e procesit të integrimit. Reformat në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit janë kyçe“, thuhet në dokumentet suedeze, shkruan Klan Kosova.
Gjatë kësaj Presidence, Kosova pritet të angzhohet me shumë në punët pas aplikimit për anëtarësim në BE pasi çështja e liberalizimit të vizave është shtyer më të madhe nga Presidenca çeke.
E presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka uruar Suedinë duke thënë se mezi pres që "për të përmbushur objektive tona të përbashkëta, për ta sjellë Kosovën më afër BE-së"
“Ua uroj partnerëve tanë suedezë një Presidencë të suksesshme të Këshillit të BE-së. Mezi presim të punojmë së bashku për të përmbushur objektive tona të përbashkëta, për ta sjellë Kosovën më afër BE-së dhe për të forcuar unitetin kundër përpjekjeve për të minuar vlerat dhe interesat tona të përbashkëta”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Suedia do te jetë në krye të BE-së për gjashtë muaj.



