Vjosa Osmani e takon Macronin në Washington: Diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve - NACIONALE

Vjosa Osmani e takon Macronin në Washington: Diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Takimi ka ndodhur në Washington ku po zhvillohet Samiti i NATO-s.

Osmani ka shkruar në rrjete sociale se me Macron kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve.

“Diskutim përmbajtësor me Presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C lidhur me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme