Vjedhje në "Ibrahim Petrol, pronari rrëfen se si ndodhi ngjarja
Vjedhjet në Kosovë janë kthyer në një fenomen të frikshëm kohëve të fundit. Kjo po shkakton humbje financiare për bizneset dhe frikë te punëtorët. Së fundmi dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në një pikë karburanti ku kanë mundur të marrin një shumë parash.
Nën kërcënimin e armës, dy persona ende të paidentifikuar u futën me forcë brenda një pompe derivatesh “Ibrahimi Petrol” në rrugën “Komandant Kumanova” në Shtime dhe i vodhën punonjësit qarkullimin financiar ditor, të cilat arrinin në më shumë se 1000 euro para cash.
Në lidhje me rastin, pronari i kësaj kompanie, Bekim Hoxha ka rrëfyer për Nacionalen se ndodhi e gjithë ngjarja.
Hoxha tregoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:34, dhe se e gjithë vjedhja është kryer brenda 53 sekondave.
Ai tha se përveç shumës së parave, është vjedhur dhe një telefon, por që gjatë ditës së sotme telefoni është gjetur.
“Në orën 19:34 ka ardhur një golf dhe ka hy në pompë, veturën e kanë pasur të mbuluar të gjithën me lepaka të ndërtimtarisë, as targa as asgjë nuk është parë, nga vetura kanë dalë dy persona të cilët kanë qenë të aramtosur dhe të maskuar.” – tha Hoxha për Nacionalen.
Ai ka treguar se si nën kërcënimin e armës punëtorët janë detyruar t'u ofrojnë paratë cash grabitësve të cilët para së të largoheshin në drejtim të panjohur deri më tash, kanë thyer edhe një nga kamerat e sigurisë.
“Punëtorët kanë qenë në ndërrim dy, dhe së bashku me ta ka qenë dhe një ish- punëtorë, pasi një nga punëtorët e sheh veturën, në moment dy të maskuarit dalin me revole, dhe i kërkojnë paret, ish punëtori që ka qenë prezentë i thotë se nuk kam asgjë, ndërsa punëtorët i kanë jap të gjitha mjetet që i kemi pas, të maskurarit në shenjë revolte i kanë kërkuar monitorin e kamerave, dhe pasi e kanë pa kameren lartë, e kanë marr kutinë në të cilën i mbledhim të hollat për ndihma, me atë e ka thyer kamerën lart, pas kësaj janë tërhiq, shuma është njëmijë e 10 euro, dhe një telefon të një punëtori, por telefonin e kemi gjetur sot dhe e kemi marr.” - u shpreh Hoxha.
Ai tregoi se kanë siguruar pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat tashmë gjenden në polici të cilat do të ndihmojnë të zbulohen grabitësit.