Vizitat e Kurtit, mesazhet e Dejona Mihalit dhe diskutimet për dinarin: Ngjarjet kryesore të javës - NACIONALE

Vizitat e Kurtit, mesazhet e Dejona Mihalit dhe diskutimet për dinarin: Ngjarjet kryesore të javës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vizitat e kryeministri të Kosovës, Albin Kurti në Britani të Madhe e në Itali e mospjesëmarrja e tij në Samitin BE-Ballkanin Perëndimor në Tiranë ishte ndër temat kryesore të javës që po e lëmë pas. Por përveç kësaj, gjatë javës pati edhe takime për çështjen e dinarit në Bruksel. Gjithashtu u kuptua edhe pushteti që ka anëtarja e VV-së, Dejona Mihali.

Ku është Kurti?

Aktualisht sipas njoftimit zyrtar të Zyrës së Kryeminisitrit, Albin Kurti po qëndron në Itali.

Pas më shumë se dhjetë ditë jashtë vendit, Kurti ende po vazhdon me vizita për takime jo edhe aq të rëndësishme.

Më 23 shkurt, u njoftua se Kurti ka udhëtuar drejt Mbretërisë së bashkuar për të marrë pjesë në Samitin e Berzhit. Kurti qëndroi disa ditë në Irlandën Veriore, ku mbajti disa ligjerata e pati disa takime.

Pas kësaj, ai udhëtoi për në Itali dhe po merr pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropian.

E për këto vizita, Kurti nuk ishte i pranishim fizikisht në Samitin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kurti mori pjesë veç virtualisht në këtë takim, megjithatë nuk u la pa u kritikuar ashpër nga partitë opozitare dhe jo vetëm.

Dhe pikërisht në këtë Samit, ndër më të rëndësishmit për shtetin tonë, Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos marrë pjesë. Në vend të tij, ai ka zgjedhur që javën ta kalojë në Irlandë të Veriut, duke mbajtur ligjërata boshe e pa ndikim nëpër shkolla.” – ka thënë kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Edhe Avdullah Hoti i LDK-së në lidhje me këtë “mungesë” të Kurtit ka thënë këto fjalë:

Nuk ka asnjë arsyetim pse Kosova nuk është e pranishme në Tiranë në Samitin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Nuk ka agjendë më të rëndësishme për Qeverinë se ky samit, përveç ndonjë emergjence kombëtare. Jam i sigurt se ligjëratat nëpër Irlandën Veriore janë vetëm pretekst për të ikur nga ky takim.” – ka thënë Hoti.

Takimi për dinarin në Bruksel

Gjatë javës që po e lëmë pas, pati edhe një takim në Bruksel për çështjen e Rregullores së BQK-së, në të cilën parashihet ndalimi i dinarit.

Kosova në këto takime u përfaqësua nga një delegacion në krye me guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, pasi që zëvendëskryeministri njëherit kryenegociatori refuzoi të marrë pjesë në këtë takim.

Në këtë takim, Kosova ka thënë se nuk është diskutuar asgjë tjetër përveç rregullores.

Nga ana tjetër, emisari Mirosllav Lajçak ka mirëpritur këtë takim dhe ka thënë se do të nevojiten takime të tjera.

Kujtojmë se Kosova është kritikuar për ndalimin e dinarit nga ana e ndërkombëtarëve.

Shkrimi i statuseve në FB

Gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës, fotografi i Nacionale arriti që të kap një komunikim mes deputetës Adriana Matoshi dhe anëtares së VV-së, Dejona Mihali.

Mihali ia përgatit deputetes disa fjali për ta sulmuar një analist kosovar që ishte tallur me të.

Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin.

Jo veç që i tregon se çka të shkruajë, Mihali e udhëzon deputeten Matoshi edhe se kur ta publikojë shkrimin kundër analistit.

A ta qes post në Facebook?” – e pyet Matoshi. “Më vonë” – ia kthen Dejona.

Kjo gjë ka nxitur reagime të mëdha në rrjetet sociale dhe pushtetin që ka Mihali brenda VV-së.

Po ashtu, ende po vazhdon debati mes analisti Lirim Mehmetaj dhe analistit Nexhmedin Spahiu me rastin “diploma”.

Lajme të ngjashme