Vizita 'shik' e Glauk Konjufcës dhe Hoxhajt në Amerikë: Çka po bëjnë së bashku? - NACIONALE

Vizita 'shik' e Glauk Konjufcës dhe Hoxhajt në Amerikë: Çka po bëjnë së bashku?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Glauk Konjufca dhe Enver Hoxhaj bëjnë pjesë në dy prej partive, mund të thuhet, më rivale në skenën politike në Kosovë, Lëvizjen Vetëvendosje e Partinë Demokratike të Kosovës. Por në një prej vizitave të realizuara së fundi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata janë parë në secilën paraqitje bashkë. Qysh po iu shkon vizita?

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe nënkyetari Enver Hoxhaj, këto ditë po qëndrojnë për vizitë në ShBA.

Nuk dihet edhe sa do të vazhdojë kjo vizitë “elegante” e dy politikanëve nga dy partitë rivale, e cila ka nisur dje.

Si po shkon vizita?

Pikërisht gjatë së martës nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj do të publikonte një fotografi ku shihej krahas ish-këshilltares Anita Vadenbeld, dhe natyrisht, kryetarit Glauk Konjufca.

Këtë të fundit, siç shihet në postim, nuk harroi as që ta bënte “tag”.

Konjufca e Hoxhaj, e kanë takuar edhe kongresmenin e famshëm amerikan, Richie Torret, i cili ka shpërndarë disa pamje nga takimi.

Ndërkaq, para pak minutave, Hoxhaj ka shpërndarë fotografi edhe nga takimi me kongresmenin, Vern Buchanan. Në këtë takim, Hoxhaj e Konjufca janë parë të ulur afër njëri-tjetrit.

Për këto takime, ka shkruar edhe kryeparlamentari Konjufca. Megjithatë, në takimin e këtij të fundit me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nenci Pelosi, duket të ketë munguar Hoxhaj, derisa ishin të pranishëm ambasadori Ilir Dugolli, e shefi i kabinetit, Ilir Kerçeli.

Konjufca, vlen të theksohet se e ka takuar edhe emisarin amerikan për Ballkanin Perëdimor, Gabriel Escobar.

“As asi, as kësi”

Megjithatë, pavarësisht këtyre pamjeve të dy politikanëve kosovarë, vëmendjen nga kjo vizitë e ka tërhequr pikërisht takimi i përmendur në paragrafin më lartë, pra ai i Konjufcës me emisarin Escobar.

Konjufca i cili deklaronte se nuk do të ketë “as asi, as kësi” kur pyetej për çështjen e Asociacionit, konfirmoi se me përfaqësuesin amerikan kanë folur edhe për marrëveshjen e Ohrit.

Sipas asaj që e bëri të ditur vetë kryeparlamentari, ai i ka thënë diplomatit amerikan “se nuk mund të formohet kurrfarë asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ndamë pikëpamje të njëjta që të vazhdojmë të punojmë së bashku për agjendën e përbashkët të anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlantike dhe organizata ndërkombëtare, e po ashtu edhe për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.” – ka bërë të ditur Konjufca në një shkrim në Facebook.

Lajme të ngjashme