Marrëveshja e Ohrit: Nga Uashingtoni Konjufca duket se 'demanton' Gërvallen - NACIONALE

Marrëveshja e Ohrit: Nga Uashingtoni Konjufca duket se 'demanton' Gërvallen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duket se ka demantuar Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila vazhdon të thotë se Kosova dhe Serbia ende nuk kanë marrëveshje për normalizim të raporteve.

Gjatë një vizite në Uashington, kryeparlamentari Konjufca ka takuar Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me te cilin ka diskutuar për marrëveshjen e Ohrit.

Në këtë takim Konjufca, ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilin më herët e kishte kundërshtuar fuqishëm.

Ai është shprehur i bindur se nuk mund të formohet Asociacioni, i cili cenon sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Në takimin përmbajtjesor me z. Escobar diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, për procesin e dialogut dhe marrëveshjen e Ohrit, si dhe hapat e mëtejmë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ritheksuam qëndrimin e shtetit të Kosovës, por edhe garantimin e Departamentit të Shtetit, se nuk mund të formohet kurrfarë asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka vlerësuar se SHBA-ja dhe Kosova ndajnë pikëpamje të njëjta për forcimin e sovranitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ndamë pikëpamje të njëjta që të vazhdojmë të punojmë së bashku për agjendën e përbashkët të anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlantike dhe organizata ndërkombëtare, e po ashtu edhe për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Konjufca.

Gjatë qëndrimit në SHAB, Konjufca do të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci që do të mbahet më 29-30 mars në Uashington

Gërvalla shpreh hezitime të çuditshme për marrëveshjen e Ohrit

Ndryshe nga liderët tjerë institucionalë, kryediplomatja Donika Gërvalla, e cila është edhe zëvendëskryeministre e Kosovës, ka shprehur pretendimet të çuditshme ndaj dakordimeve të Ohrit.

Ndonëse me vonës, kur u deklaruar ajo shprehte rezerva të mëdha lidhur me marrëveshjen, duke thënë se pa nënshkrim nuk ka marrëveshje.

Gjatë vizitës zyrtare në Portugali, ajo ka dhënë një intervistë e gjatë për “Diario de Noticias”, ku ka shprehur qëndrimet e saj për marrëveshjet.

E vërteta është se ne ende nuk kemi marrëveshje me Serbinë. Nga ana jonë, ne ishim dy herë, një herë në 27 shkurt dhe më pas fundjavën e kaluar, gati për një marrëveshje, me garancitë që partnerët dhe aleatët tanë - Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara - na dhanë për zbatimin e asaj marrëveshjeje, por çuditërisht, serbia nuk ishte gati për këtë. Ata thjesht vazhdojnë lojën e vjetër të transmetimit të mesazheve dhe kohëve të ndryshme dhe më pas, kur afrohet nënshkrimi, refuzojnë. Është për të ardhur keq që BE-ja po e mundëson këtë situatë dhe nuk po i zgjidh sfidat e dialogut që po ndërmjetëson.” – tha zonja Gërvalla.

Shefja e MPJD-së u përball me deklaratën e Vuçiqit, i cili deklaroi se do ta respektojë marrëveshjen evropaine. Gërvalla deklaroi se është e nevojshme që Serbia të jetë serioze në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ne kemi nevojë që Serbia të jetë serioze për normalizimin e marrëdhënieve tona. Normalizim do të thotë sjellje normale, respektim i fqinjit dhe mos kërcënim ndaj fqinjit me luftë dhe pasoja të tjera. Prandaj është kaq e vështirë me Serbinë, ata ulen në tryezën e bisedimeve dhe premtojnë dhe pastaj vjen një Serbi krejtësisht tjetër kur bëhet fjalë për zbatimin e premtimeve. Kësaj radhe Serbia as që nënshkroi, kështu që nuk jam optimist për të pritur ndryshime në javët apo muajt e ardhshëm.” – theksoi zonja Gërvalla.

Lajme të ngjashme