Vizita e Kurtit në ShKK, Gashi: A e ka pyetur Kurti ministren Haxhiu për arratisjet e fundit?
Vizita e Kurtit në ShKK, Gashi: A e ka pyetur Kurti ministren Haxhiu për arratisjet e fundit?
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas vizitës së kryeministri Albin Kurti në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ka shkrua disa pyetje, të cilat, sipas tij, kryeministri është dashur të ia bëj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
Ai ka bërë me dije se Kurti është dashur ta pyes Haxhiun edhe për arratisjen e fundit.
“Meqenëse Albin Kurti e paska vizituar Shërbimin Korrektues të Kosovës, a e ka pyetur ministren e vet: Pse kanë ndodhur gjithë këto arratisje kohët e fundit? Pse janë ndryshuar rregulloret për trajtimin e të burgosurve? Cili është ndikimi i këtyre ndryshimeve në arratisjet e ndodhura? Sa ka dorë krimi i organizuar në ndryshimin e këtyre rregulloreve? Pse në burgje të sigurisë së ulët (apo gjysmë të hapur) mund të dërgohen persona që u kanë mbetur deri në 10 vite të dënimit të pa kryer, kur më parë ka qenë 2 deri në 3 vite të dënimit të mbetur?”, ka shkruar Gashi.