Visar Azemi: Termocentrali me gaz në Ferizaj i jep fund mungesës së energjisë elektrike në krejt Kosovën - NACIONALE

Visar Azemi: Termocentrali me gaz në Ferizaj i jep fund mungesës së energjisë elektrike në krejt Kosovën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për deputet nga kjo parti, Visar Azemi, ka shpejguar projektin për ndërtimin e termocentralit me gaz në Ferizaj.

Ky program është pjesë e planit të LDK-së për sektorin e energjisë që, sipas Azemit, pritet t’u japë fund reduktimeve dhe mungesës së stabilitetit energjetik në vend.

“Termocentrali me gaz, me një kosto prej 500 milionë eurosh, do të përfundohet brenda një mandati qeverisës katërvjeçar të LDK-së.” – ka thënë Azemi.

Më tej, ai ka shpejguar se gypat e gazit do të vijnë nga Greqia dhe termocentrali do të ndërtohet në Ferizaj dhe, nga aty, pritet që të furnizohet krejt Kosova me energji.

“Propozimi ynë bashkë me kryetarin Abdixhiku është që lokacioni për ndërtimin e centralit të ri me gas amerikan të jetë qyteti i Ferizajt. Arsyeja është që gypat do të vijnë nga Greqia dhe do të ndalen në Ferizaj, pse me ardh deri në Prishtinë, prandaj nga aty t’i ipet energji krejt Kosovës."

"Pastaj Ferizaj është qyteti i dytë pas Prishtinës me kontribut të bizneseve në arkën e shtetit dhe është zgjidhja më e mirë për ndërtimin e centralit të ri” – ka thënë ai.

Ky plan vjen si lëvizje e domosdoshme për shkak të raportimeve që po bëhen se Kosova është e kapur nga mafia energjetike në krye me Martin Berishajn.

(Hapësirë speciale e sponzorizuar)

Lajme të ngjashme