Visar Azemi: LDK-ja po rikthehet në Ferizaj
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka thënë se LDK-ja është rikthyer në Ferizaj.
Ai ka folur për tubimin që u mbajt në Ferizaj ku salla ishte e mbushur me përkrahës të Lidhjes.
“LDK-ja është rikthyer në Ferizaj dhe kjo u kuptua mbrëmë në tubimin madhështor me mijëra përkrahës që mbetën edhe jashtë sallës “Bill Clinton”. LDK-ja po rikthehet në krejt Kosovën e kështu edhe do ta jetësojmë ndryshimin e madh.” – ka shkruar ai.
Kujtojmë se në këtë fushatë elektroale, LDK-ja është duke mbushur sallat me përkahës nëpër çdo qytet.
(Pjesë speciale e marketingut)